Shkup, 28 mars 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, sot mbajti takimin e parë publik për këtë vit, në të cilën drejtori dr. Zoran Trajçevski bëri një pasqyrim të aktiviteteve të realizuara në përputhje me Programin vjetor të punës në tre muajt e fundit.
Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për aktivitetet që kanë të bëjnë me mbikëqyrjet e kryera mbi transmetuesit, operatorëve të rrjeteve publike të komunikimit elektronik, botuesve të mediave të shkruara, masat e shqiptuara vërejtje publike, aktiviteteve në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në takim u prezantuan dhe konstatimet nga Hulumtimi për mënyrën e raportimit të dhunës me bazë gjinore në emisionet informative të televizioneve kombëtare në vitin 2023, i cili për nevojat e Agjencisë u përgatit nga Instituti i Kërkimeve Sociologjike dhe Politiko-Juridike pranë Universitetit „Shn. Kirili dhe Metodi“ në Shkup. Në të janë përfshirë dhjetë ditët e para të muajve janar, shkurt dhe mars 2023.
Hulumtimi përfshin dy pjesë, njëra prej të cilave i referohet shtojcave që paraqesin raste konkrete/ngjarje specifike të dhunës me bazë gjinore, ndërsa e dyta, shtojca që paraqesin gjendje të përcaktuara lidhur me këtë fenomen, si të dhënat e hulumtimit, të dhëna statistikore, raporti i institucionit relevant dhe masat që marrin.
Nga shtojcat (bashkëngjitjet) e analizuara, u identifikuan 22 që trajtonin ngjarje konkrete që i referohen dhunës me bazë gjinore. Аnaliza rezultoi se ato janë kryesisht në formë lajmi apo reportazhi, aktorët dhe burimet e informacionit janë paraqitur saktë dhe zakonisht transmetohen në fund të emisioneve informative.
Në lidhje me shtojcat (bashkëngjitjet) që trajton dhunën me bazë gjinore si fenomen, u identifikuan 11 shtojca, në të cilët llojet më të zakonshme të dhunës ishin llojet e dhunës ekonomike, femicide, dhunës familjare dhe psikologjike.
I gjithë Hulumtimi është i disponueshëm në link
Prezantimet nga ngjarja mund ti gjeni në liqet e më poshtëm:
„Realizimi i aktiviteteve në përputhje me Programin vjetor të punës së ASHMA-së“
- Dr. Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMA-së
- Prof. Dr. Eleunora Serafimovska
- Prof. Dr. Marijana Markoviq
- Mr. Luan Imeri