Narrativa gjinore është dukshëm e përfaqësuar pak në raportet gazetareske për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për shkak të përfaqësimit të ulët dhe në retorikën e oratorëve/eve në fushata. Vetë madiat pothuajse nuk kanë analizuar tema për përfshirjen e femrave në zgjedhje veçanërisht për ato nga komunitetet etnike, gjë që tregon për një vetëdije të ulët për rëndësinë e çështjeve të barazisë gjinore.
Këtë e tregon dhe analiza e përmbajtjeve mediatike me bazë gjinore „Politikanet dhe paragjykimi mediatik“, të cilin Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) e ka përgatirur për periudhën nga marsi deri në maj 2024, përkatësisht nga afati zyrtar për paraqitjen e kandidatëve për president (kryetar) në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve më 19 mars, deri në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 8 maj, që përkoi me zgjedhjet parlamentare. Hulumtimi tregon se vetëm prezenca e politikaneve në media është bazë e mjaftueshme për stereotipizimin dhe diskriminimin e tyre në lidhje me rolet tradicionale gjinore dhe paraqitjen e femrave, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të gjuhës sensacionale. Kjo kontribuon në objektivizimin dhe defokusimin e tyre të mëtejshëm nga çështjet kryesore politike, përforcon qëndrimet rreth përgjegjësive tradicionale dhe detyrave të burrave dhe grave dhe i mirëmban paragjykimet për rolin e femrave në sferën publike. Në titujt dhe reportazhet gazetareske rrallë përdoren fjalët feminitive, respektivisht nuk përdoren profesione dhe tituj në gjininë femërore, edhe kur i referohemi personave femra. Në komentet e raporteve gazetareske në mediat sociale ka seksizëm, mosheizëm(ejzhizëm) dhe urrejtje ndaj politikaneve, dhunë dixhitale me abuzim të përmbajtjeve vizuale dhe përkrahje të fjalës fyese nga komentues dhe bots të tjerë. Shumica e komenteve me gjuhën e urrejtjes dhe fyese ende janë të disponueshme për publikun.
Prandaj, mediat duhet të krijojnë dhe publikojnë përmbajtje gazetareske për çështjet gjinore, veçanërisht në periudhën kur ato janë nën hijen e temave të tjera politike. Me rëndësi të madhe është që gazetarët/et të mundësojnë përfaqësim më të madh të femrave në hapësirën mediatike, derisa të normalizohet roli i tyre në sferën publike. Mediat duhet të jenë kritikë ndaj retorikës diskriminuese, duke rishikuar besueshmërinë e deklaratave të tilla, të shmangin stereotipet gjinore të politikaneve në poste të larta dhe të përdorin gjuhë senzitive (të ndjeshme) gjinore në raportet gazetareske. Në të njëjtën kohë, mediat duhet të krijojnë përmbajtje me të cilat do të kundërshojnë stereotipet gjinore dhe gjuhën e urrejtjes dhe do të rrisin arsimimin mediatik, në mënyrë që publiku të njohë teknikat për krijimin dhe përhapjen e dezinformatave gjinore. Në këtë drejtim, ata duhet të vendosin politika të brendshme dhe punonjës përgjegjës për rregullimin e komenteve me përmbajtje të dëmshme.
Analiza e përmbajtjeve mediatike me bazë gjinore „Politikanet dhe paragjykimi mediatik“ përfshin 14.000 raporte gazetareske të publikuara në mediat online dhe në ueb-faqet e internetit të mediave tradicionale dhe 20.761 komente të raporteve gazetareske në profilet e mediave në platformat sociale Facebook, Instagram, TikTok dhe YouTube. Kjo analizë është përpiluar në kuadër të projektit „Shfrytëzo fakte“, i cili përkrahet nga Ambasada Britanike në Shkup.
Botimin „Politikanet dhe paragjykimi mediatik“ shkarkoni KËTU.