U mbajt punëtori për avancimin e informimit të dhunës me bazë gjinore në media

U mbajt punëtori për avancimin e informimit të dhunës me bazë gjinore në media

Shkup, 5 dhjetor 2024 – Në organizim të Zurës Programore të Këshillit të Europës në Shkup dhe Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dje u mbajt punëtori me temë „Avancimi i informimit të dhunës me bazë gjinore në media. Punëtoria u dedikua për punonjësit e mediave nga radiot dhe televizionet lokale dhe të pranishëm ishin dhe profesionist nga fusha të tjera.

Stereotipet gjinore janë fenomen kompleks socialqë pengojnë barazinë gjinore përforcojnë diskurse të dëmshme në media dhe në shoqëri në tërësi dhe janë pretekst  për dhunën me bazë gjinore. Mediat dhe punonjësit e mediaskanë në veçanti një rol të rëndësishëm dhe përgjegjësi për ngritjen e vetëdijes për çështjet gjinore dhe promovimin e barazisë gjinore, theksoi  drejtori i ASHMA-së dr. Zoran Trajçevski në fillim të eventit.

Аleksandra Bogdanovska nga Këshilli i Europës theksoi rëndësinë e projektit „Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut (PRO-FREX)“ në kuadër të të cilit po realizohet punëtoria, dhe u mundëson institucioneve përfituese dhe organizatave të shoqërisë civile në vend të avancohen drejt përmbushjes së agjendës së tyre reformuese në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, në përputhje me standartet europiane.

Për legjislativën  nacionale dhe sistemin për mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore foli Ana Nushkova – Аvramovska, këshilltare juridike në Rrjetin nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, ndërsa ekspertja për media dr. Marina Tuneva para të pranishmëve shpjegoi Manualin për informimin e ndjeshëm gjinor në media, qëllimi i të cilit është të ndihmojë mediat në përkushtimin e tyre për informim profesional të mënyrës së ndjeshme gjinore, dhe në këtë mënyrë t’i kushtohet vëmendje problemit të dhunës me bazë gjinore.

Dragana Drndarevska, anëtare e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, foli për qasjet ndërmjet sektorëve në trajtimin e dhunës me bazë gjinore, më pas për rëndësinë e informimit të gazetarëve dhe mënyrën e kornizës së temave lidhur me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore, barazia gjinore, komuniteti LGBTI, si dhe në lidhje me nevojën për të marrë parasysh ndërlidhjen e diskriminimit, përkatësisht situatat në të cilat një person deskriminohet për disa arsye.

Udhëzuesi i Agjencisë për monitorimin e zbatimit të standarteve për informim në rastet e dhunës me bazë gjinore në media, u prezantua nga vetë autorja prof.dr. Katarine Sarikakis nga Universiteti i Vjenës. Dokumenti synon të ofrojë standarte dhe kritere të qarta që synojnë vlerësimin e një përmbajtjeje të caktuar gjatë informimit për dhunën me bazë gjinore, që në të njëtën kohë mund t’i shërbejë mediave si një udhërrëfyes për zgjidhjen e dilemave gjatë informimit.

Еmilija Petreska – Кamenjarova nga ASHMA, gjatë moderimit të eventit, përkujtoi se mediat luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e qëndrimeve dhe vlerave shoqërore dhe ofron potencial të madh për të qenë instrument për ndryshime shoqërore.

 Prezantimet nga punëtoria janë të disponueshme në linket e mëposhtme:

Prezantimi i legjislacionit  kombëtar dhe sistemit për mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore 

Аna NUSHKOVA – АVRAMOVSKA, Këshilltare juridike në Rrjetin nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Manual për informimin me ndjeshmëri gjinore në media 

Dr. Marina Tuneva, Коnsulente e Këshillit të Europës

Prezantimi i qasjeve ndërsektoriale në trajtimin e dhunës me bazë gjinore 

Dragana DRNDAREVSKA, anëtare e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Prezantimi i udhëzuesit për  monitorimin e zbatimit të standarteve për informim në raste të dhunës me bazë gjinore në media. 

Кatarine SARIKAKIS, profesoreshë në Universitetin e Vjenës

Skip to content