Shkup, 17 maj 2025 – Në epokën dixhitale, ku shpejtësia e informacionit përfaqëson si avantazh ashtu edhe sfidë, fenomeni gjithnjë e më i shpeshtë i dezinformimit dhe narativave manipuluese lë pasoja të thella në shoqëri, veçanërisht në kontestin e temave të trajtuara në këtë përmbledhje. Pajtueshmëria, autonomia trupore, narrativat gjinore, arsimi dhe mbështetja institucionale janë ndër çështjet kryesore që sot formësojnë peizazhin tonë shoqëror dhe kulturor, dhe të cilave ky publikim u kushton vëmendje të veçantë.
Antologjia përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet për përballjen me këto sfida, duke ofruar informacion të verifikuar, analiza të thella dhe dëshmi autentike që pohojnë të vërtetën dhe inkurajojnë të menduarit kritik.
Qëllimi kryesor i këtij publikimi është të ekspozojë dhe parandalojë përhapjen e informacionit të rremë përmes medias dhe rrjeteve sociale, duke u dhënë hapësirë dhe dukshmëri komuniteteve të margjinalizurara dhe duke kundërshtuar në mënyrë aktive dezinformimin që pengon progresin drejt barazisë gjinore. Përmes rishikimeve analitike dhe teksteve hulumtuese, Përmbledhja thekson nevojën për arsimim seksual gjithëpërfshirës, respektimin e standarteve etike në raportimin mediatik dhe krijimin e politikave institucionale të ndjeshme ndaj gjinisë.
Me këtë botim, ne riafirmojmë angazhimin tonë ndaj arsimit dhe informimit si vegla kyçe për kapërcimin e paragjykimeve dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.