Shkup, 5 dhjetor 2024 – Në organizim të Zurës Programore të Këshillit të Europës në Shkup dhe Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, dje u mbajt punëtori me temë „Avancimi i informimit të dhunës me bazë gjinore në media. Punëtoria u dedikua për punonjësit e mediave nga radiot dhe televizionet lokale dhe të pranishëm ishin dhe profesionist nga fusha të tjera.
Stereotipet gjinore janë fenomen kompleks social, që pengojnë barazinë gjinore, përforcojnë diskurse të dëmshme në media dhe në shoqëri në tërësi dhe janë pretekst për dhunën me bazë gjinore. Mediat dhe punonjësit e medias, kanë në veçanti një rol të rëndësishëm dhe përgjegjësi për ngritjen e vetëdijes për çështjet gjinore dhe promovimin e barazisë gjinore, theksoi drejtori i ASHMA-së dr. Zoran Trajçevski në fillim të eventit.
Аleksandra Bogdanovska nga Këshilli i Europës theksoi rëndësinë e projektit „Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut (PRO-FREX)“ në kuadër të të cilit po realizohet punëtoria, dhe u mundëson institucioneve përfituese dhe organizatave të shoqërisë civile në vend të avancohen drejt përmbushjes së agjendës së tyre reformuese në fushën e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, në përputhje me standartet europiane.
Për legjislativën nacionale dhe sistemin për mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore foli Ana Nushkova – Аvramovska, këshilltare juridike në Rrjetin nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, ndërsa ekspertja për media dr. Marina Tuneva para të pranishmëve shpjegoi Manualin për informimin e ndjeshëm gjinor në media, qëllimi i të cilit është të ndihmojë mediat në përkushtimin e tyre për informim profesional të mënyrës së ndjeshme gjinore, dhe në këtë mënyrë t’i kushtohet vëmendje problemit të dhunës me bazë gjinore.
Dragana Drndarevska, anëtare e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, foli për qasjet ndërmjet sektorëve në trajtimin e dhunës me bazë gjinore, më pas për rëndësinë e informimit të gazetarëve dhe mënyrën e kornizës së temave lidhur me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore, barazia gjinore, komuniteti LGBTI, si dhe në lidhje me nevojën për të marrë parasysh ndërlidhjen e diskriminimit, përkatësisht situatat në të cilat një person deskriminohet për disa arsye.
Udhëzuesi i Agjencisë për monitorimin e zbatimit të standarteve për informim në rastet e dhunës me bazë gjinore në media, u prezantua nga vetë autorja prof.dr. Katarine Sarikakis nga Universiteti i Vjenës. Dokumenti synon të ofrojë standarte dhe kritere të qarta që synojnë vlerësimin e një përmbajtjeje të caktuar gjatë informimit për dhunën me bazë gjinore, që në të njëtën kohë mund t’i shërbejë mediave si një udhërrëfyes për zgjidhjen e dilemave gjatë informimit.
Еmilija Petreska – Кamenjarova nga ASHMA, gjatë moderimit të eventit, përkujtoi se mediat luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e qëndrimeve dhe vlerave shoqërore dhe ofron potencial të madh për të qenë instrument për ndryshime shoqërore.
Prezantimet nga punëtoria janë të disponueshme në linket e mëposhtme:
Аna NUSHKOVA – АVRAMOVSKA, Këshilltare juridike në Rrjetin nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje
Manual për informimin me ndjeshmëri gjinore në media
Dr. Marina Tuneva, Коnsulente e Këshillit të Europës
Prezantimi i qasjeve ndërsektoriale në trajtimin e dhunës me bazë gjinore
Dragana DRNDAREVSKA, anëtare e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi
Кatarine SARIKAKIS, profesoreshë në Universitetin e Vjenës

Shkup, 27 shtator 2024 – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele mbajti takimin e tretë publik për këtë vit, në të cilin drejtori Dr. Zoran Trajçevski bëri një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara në përputhje me Programin vjetor të punës në tre muajt e kaluar. Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për aktivitetet që kanë të bëjnë me mbikëqyrjet e realizuara mbi transmetuesit, operatorët e rrjeteve publike të komunikimit elektronik, botuesve të medias së shkruar, masat e shqiptuara vërejtje publike, Studimeve të përgatitura, aktiviteteve në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Shkup, 28 mars 2024
Minstrja e Punës dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dr. Zoran Trajçevski, sot mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp kushtuar çështjeve gjinore, dhunës me bazë gjinore dhe mënyrën e raportimit të mediave.
Shkup, 28 mars 2023
Shkup, 28 mars 2022 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele sot mbajti takimin e parë publik për këtë vit, ku drejtori i Agjencisë, dr. Zoran Trajçevski, bëri një pasqyrë të aktiviteteve të realizuara në përputhje me Vjetorin. Programi i punës në tre muajt e fundit.
Shkup – 09.06.2022. – Në organizim të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, dhe në bashkëpunim me Koalicionin Margini dhe Rrjetin Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, u mbajt seminari me temë “Dhuna me bazë gjinore dhe standardet profesionale për raportimin gazetaresk”. sot në ambientet e Agjencisë.